VIDEO| Fluturimi Prishtinë-Shtutgart: Defekti teknik i bëri pasagjerët të përjetojnë tmerrin

Një grup udhëtarësh nga Kosova për në Gjermani kanë përjetuar panik në avionin e linjës Prishtinë-Shtutgart.

Gjatë fluturimit të aeroplanit, siç i kanë thënë portalit “Front Online” disa udhëtarë, ata kanë mbetur pa frymëmarrje.

Shkak,  u bë një defekt teknik i avionit. Andaj edhe u bë urgjent aterimi i tij në tokë.

Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë e konfirmuan vetëm anulimin e fluturimit, nuk treguan shkaqet.

“Fluturimi për Stutgart ka pasur vonese dhe me pas është anuluar nga kompania ajrore GP Aviation”, thanë nga aeroporti.

Ndërprerja në gjysmë e fluturimit konfirmohet edhe në uebfaqen flightradar24.com, ku shihet se aeroplani ka qëndruar vetëm pak minuta në qiell dhe është ulur prapë.