VIDEO/ Ekzekutohet me 8 plumba shqiptari në Bruksel

Mbrëmjen e sotme, një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel.

Sipas informacioneve, ai u qëllua disa herë në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend.

Viktima është rreth 38-vjeç.

Nga të dhënat e para, sipas medieve, shqiptari u qëllua me të paktën 8 plumba, ndërsa dyshohet se qëndronte ilegalisht në Belgjikë.

Policë, prokurorë dhe ekspertë shkuan në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat me qëllim për të shkuar në gjurmët e autorit të krimit.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet