“Video ekskluzive për festat e Nëntorit”| Rexhep Selimi e Mujë Krasniqi duke kënduar në vitin 1992

Ramadan Selimi, vëllai i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili tash e dy vite gjendet në Hagë, në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka publikuar një video ekskluzive të vëllait të tij dhe të dëshmorit Mujë Krasniqi duke kënduar.

Videoja e publikuar për festat e nëntorit ishte realizuar në qershor të vitit 1992.

Kënga e ndjekur me çifteli u këndua për dasmën e Elmi Zekës në Abri.

“Ekskluzive për festat e Nëntorit! Një video e pa publikuar deri me sot! Kënduar nga Mujë Krasniqi dhe Rexhep Selimi ne dasmën e patriotit dhe shokut ton Elmi Zeka (Abri 1992)” – shkroi Ramadan Selimi.

Ndryshe, familjarët e Selimit ditë më parë, në kthimin e tyre nga Haga në Kosovë, kanë marrë me vete edhe veprat artistike të tij.

“Në garë me botën gri” është titulluar ekspozita shumëngjyrëshe me 110 piktura të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.