VIDEO EKSKLUZIVE: Ky është njëri nga rusët që ka hyrë në veri, dyshohet se është agjent! (emri)

Burimet e mirë të informuara kanë thënë se tre rusë sot kanë hyrë në mesin e serbëve në veri në Jarinje.

Sipas burimeve rusët kanë sjellë me vete edhe tri çanta, të cilat i kanë hapur vetëm në kohën kur është errësuar.

Nuk dihet ende se çfarë ka në ato çanta, megjithëse është përjashtuar se ato janë armë. Sipas të gjitha gjasave, janë pajisje kibernetike.

Ballkani.info e ka siguruar ekskluzivisht një video ku shihet njëri nga këta rus. Ai është Oleg Derkaç.

Klikoni këtu për ta parë videon: https://fb.watch/8cIyfuRxOj/

Në këtë video ai shihet duke fotografuar me telefon atë që e ka inçizuar. /Ballkani.info/