VIDEO Ekskluzive: Kadri Veseli me syze dielli dhe i armatosur në Lubizhdë të Hasit

Kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, para se të dilte publikisht në vitin 2008, pas shpalljës së pavarësisë, ishte njëri ndër drejtuesit kryesor të UÇK-së.

Ai në luftë njihej me nofkën “Luli”, derisa pas lufte drejtoi për nëntë vjet Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), një organizatë gjysmë-legale.

Gjatë dy viteve të luftës, Veseli u zhvendos në shumë rajone të Kosovës, aty ku kishte nevojë më shumë.

Ai qëndroi në Zonën e Dukagjinit, Pashtrikut, Drenicës, Shalës dhe zona tjera.

Ballkani.info ka siguruar një video ekskluzive të vitit 1998, ku Kadri Veseli shihet i uniformuar dhe i armatosur.

Burime tona kanë thënë se kjo video është realizuar në fshatin Lubizhdë të Hasit.

Veseli aty shihet me syza të diellit. Gjithsësi te sekonda e 16-të dëgjohen luftëtarët e UÇK-së duke u thënë fëmijëve “armët janë për armikun, jo për shqiptarët”. /Ballkani.info/

loading…