Në Bellanicë të Malishevës janë vjedhur disa shtëpi nga hajnat të cilët kanë vjedhur paisje të punës.

Vjedhjet kanë ndodhur gjatë të enjtës së javës së kaluar.

Raportohet se disa persona janë marrë në pyetje nga policia si të akuzuar për vjedhjen masive që ndodhi javën e kaluar në Bellanicë të Malishevës, raporton Ballkani.info.

Rreth 10 shtëpi raportohet se janë vjedhur nga hajnat dhe qytetarët e këtij fshati ndihen të pasigurtë.

Ballkani.info ka siguruar një video eksluzive nga kamerat e sigurisë

Në video shihen hajnat me “motorrë sharrë” në duar.

Vjedhjet në Kosovë janë shpeshtuar kohëve të fundit, raportohet për banka të thyera, por edhe vjedhje nëpër shtëpi të qytetarëve.

VIDEO: