Chris Paulson

Video e rrallë/ Fermeri kanadez kap riqebullin nga qafa, e kritikon për pulat që i hëngri në kotec

Një fermer kanadez ka regjistruar veten e tij teksa mbante një riqebull të egër nga lëkura e qafës, teksa e kritikonte për masakrën që sapo kishte kryer në kotecin e pulave.

Chris Paulson, nga rajoni i British Columbia, tha se e kishte ndërprerë macen e egër te njohur si ‘links kanadez’, teksa i vriste pulat dhe ishte përpjekur ta trembte që të largohej.

“U përpoqa ta përzë, por ai ishte aq i fokusuar në prenë e tij sa që e ngrita nga lëkura e qafës, siç bëjnë macet me këlyshët e tyre,”, tha Paulson për rrjetin CBC.

Ai e kishte ngritur më pas riqebullin 11-kilogramësh mbi kotecin ku kishte vrarë dy nga pulat e fermerit.

“Tani eja të shohim dëmin që ke bërë”, i thotë Paulson riqebullit, i cili hungërin i nevrikosur ndaj tij. “Sa pula hëngre more, paske kapur edhe nga të rejat! Nuk është gjë e mirë kjo”, dëgjohet në kamera kritika e fermerit.

Pulat ende të tmerruara nga kafsha dëgjohen që kakarisin në sfond. “Shiko si i ke mërzitur të gjithë, paske vrarë dy, dy nga pulat e reja”, i thotë Paulson.

Por megjithse dhëmbët e liksit ishin vetëm disa centimetra larg fytyrës së fermerit, ai thotë se nuk shqetësohet kur e mban atë nga lëkura e qafës.

“Në këtë mënyrë nënat e tyre i nënshtrojnë të vegjlit kur bëhen rrëmujaxhinj. Kështu sikur mpihen dhe nuk rezistojnë”.

Paulson thotë më tej se e futi macen në një kafaz qeni, para se të transportonte larg shtëpisë së tij në liqenin Decker në Prince George, dhe më pas e kishte liruar përsëri në botën e egër. Shumë fermerë të tjerë i qëllojnë predatoret që sulmojnë kulturat e tyre ne raste te ngjashme.

Paulson, me gruan e dy fëmijët e tij, jetojnë në territorin e popullatës indigjene Wet’suwet’en prej gati një shekulli.

Jeff Palm, zyrtari vendas i mbrojtjes së botës së egër tha se nuk rekomandonte kapjen e liksit të egër nga Paulson.

“Ne nuk rekomandojmë kapjen e kafsheve të egra me duar. Linksi kanadez është një kafshë e egër dhe mund të behet shumë i egërsuar. Gjithashtu është e jashtëligjshme të kapësh kafshët e egra dhe t’i zhvendosësh ato në një tjetër vendndodhje. Kjo mudn të sjellë gjobë”, tha zyrtari.

Shpërndaje