Firehawks

Video e rrallë e aksionit të helikopterit të ‘operacioneve speciale’ të marinës së SHBA

Pas mbylljes së skuadronit të modeleve Firehawks të helikopterëve të sulmit detar HSC-85, tashmë modeli i vetëm i mbetur i marinës po përdoret në sferen e ‘operacione speciale’. Njësia e rezervave detare përdor per te, si rezervistë ashtu dhe personal aktiv në detyrë.

Firehawks mund të kryejnë një rang të gjerë misionesh duke përfshirë zjarrin e armatimeve të ndryshme, ndihmë të afërt për mjetet ajrore, apo lëshimin e raketave AGM-114.

Ata mund të kryejnë  operacione shpëtimi, dhe sigurisht të lëshimit apo nxjerrjes së grupeve të operacioneve speciale nga deti dhe nga toka.

Në videon e mëposhtme të postuar nga marina amerikane me 5 dhjetor 2020, jepet një pamje emocionuese e aftësive të Firehawks. Në të përfshihen sulme ndaj anijeve në det apo dhe zbrazja e municioneve nga armatime si mitralozi i famshëm 7.62.

Shpërndaje