Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është munduar t’i hedhë hi syve opinionit duke i arsyetuar deklaratat e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu i cili i quajti mediat “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Ajo në një intervistë në televizionin publik ka thënë se mjafton të lexohet deklarata e bashkëshortit të saj, i cili është ngarkuar punë në Ambasadën e Kosovës në Shkup dhe mund të kuptohet se ai nuk e ka thënë këtë, shkruan Demokracia.com.
“Ai e qartëson shumë mirë që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje e përbashkët kriminale. Mjafton bre ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale.”, tha presidentja në RTK
Ky është statusi i Prindon Sadriut:








