Pas denoncimeve publike për procesin e votimit në Mitrovicën e Jugut, ndër ta edhe nga deputeti i PDK-së Artan Behrami i cili tha se “në pothuajse çdo klasë nëpër vendvotime të mëdha janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt nëpër klasa”, prokuroria dhe policia janë paraqitur në qendrën e numërimit të votave.

Ndërkohë, edhe në media është raportuar se procesi i numërimit është ndaluar në Mitrovicë. Megjithatë, policia ka rekomanduar të pyetet Prokuroria Themelore e Mitrovicës lidhur me këto dyshime, e as nga KQZ nuk janë përgjigjur ende.