video

VIDEO| Dy taksistë rrihen mes vete në Prishtinë

Dy burra që punojnë si taksistë janë rrahur mbrëmë mes vete në qendër të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Luan Haradinaj”, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Në videon e dërguar nga një qytetar në adresë të Klankosova.tv, shihet teksa dy personat fillojnë të përleshen pranë rrugës dhe e vazhdojnë përleshjen fizike në trotuar.

Sipas raportit të policisë, njëri nga ta ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar me një mjet të fortë.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 21.09.2022 – 21:30. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion ishte sulmuar me një mjet të fortë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.