Vetëm brenda një jave dy gra dyshohet se u vranë nga burrat e tyre, njëri rast ndodhi në Ferizaj e tjetri në Pejë.

Peja u trondit mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se vrau gruan e tij me armë zjarri në banesën e tyre.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, derisa i dyshuari u arrestua nga policia dhe iu konfiskua arma.

Vetëm katër ditë më parë, të premten e 12 prillit, një 21-vjeçare u qëllua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj në Qendrën për Punë Sociale, në Ferizaj.

I dyshuari u arrestua dhe iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditës.

As motivet e kësaj vrasje nuk dihen, derisa xhaxha i së ndjerës tha se ish-çifti kishin pasur mosmarrëveshje.

21-vjeçarja la pas një fëmijë.

@ballkani.info E tmerrshme, dy gra u vranë brenda javës në Kosovë #kosovo #vrasje #peje #ferizaj ♬ original sound Ballkani.info

Për këtë rast pati edhe protesta të hënën në Ferizaj e Prishtinë.

Ndërkohe, vitin e kaluar tri gra janë vrarë nga burrat e tyre në Kosovë, rasti më i rëndë ishte ai i Liridona Ademajt, vrasja e së cilës u planifikua nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Museli u arrestua dhe po gjykohet për vrasjen e bashkëshortes, me të cilën ka dy fëmijë.

Përveç Murselit, për këtë rast në burg janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën. /Ballkani.info/