Një shpërthim me granatë dore ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Zekirja Cana“ në Prishtinë, prej të cilit u dëmtuan gjashtë vetura.
Sipas raportimeve, besohet se cak i sulmit të ketë qenë reperi Agon Abdullahu, i njohur si Noga, por se detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.
Vetura BMW e reperit Noga ka pësuar dëmtime ndërsa shpërthimi ka dëmtuar edhe disa vetura të parkuara në këtë zonë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci konfirmoi rastin, derisa tha se bëhet fjalë për shpërthimin e një granatë dore.
“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, tha ai. /Ballkani.info







