Djali i këngëtares Gili, Robert Berani i ka dhënë fund beqarisë.
Ai ka zgjedhur datën 22.02.2022 ta kurorëzojë dashurinë e tij me martesë.
Kjo u bë e ditur nga vetë çifti përmes disa fotografive, të cilat i kanë postuar në rrjetet sociale.
Dasma përrallore është mbajtur në ishujt Maldive, një vend luksoz që kohët e fundit po zgjidhet shumë nga VIP-at.
Pamjet janë mbresëlënëse dhe çifti shfaqen më të lumtur se kurrë.







