Vladimir Puitin

VIDEO| Çka po ndodh me fytyrën e Putinit? Shfaqen teori të reja

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm Sergei Shoigu të dielën dhe pamjet nga ai takim tërhoqën vëmendjen e shumë njerëzve, shkruan Demokracia.com.

Prej muajsh ka pasur spekulime për gjendjen shëndetësore të liderit rus, veçanërisht që nga fillimi i operacionit special të ushtrisë ruse në Ukrainë.

Kështu, vëmendjen e mediave perëndimore tërhoqi edhe videoja e fundit e publikuar, në të cilën, siç bëjnë me dije disa, fytyra e Putinit duket e “fryrë” dhe “e rraskapitur”, ndërsa disa thonë se ai “ka dremitur”.

Putini, i cili spekulohet se po merr steroide si pjesë e trajtimit të tij për kancerin e tiroides, “u mbështet mbi tavolinë dhe dukej i lodhur” në një video të shkurtër gjatë takimit me Shoigu, raporton British Mirror.

Ky është një tjetër rast në një seri raportimesh të pakonfirmuara për gjendjen e keqe shëndetësore të liderit rus, ndërsa Kremlini e ka mohuar vazhdimisht se Putin është i sëmurë.

Muajt ​​e fundit ka pasur raportime se Putin ka sëmundjen e Parkinsonit, kancerin e tiroides dhe se i ka mbetur pak jetë.

Muajin e kaluar, profesori i mjekësisë Angus Dalglish tha për Mirror se “Putini po merr vendime agresive” sepse ai është në një “dozë të lartë steroidesh”.

“Ne dëgjojmë të gjitha gjërat që njerëzit thonë për të, sikur ai e humbi durimin shpejt dhe ishte shumë i frustruar, kështu që mendoj se ishte padyshim që merrte steroide anabolike”, tha Dalglish.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë provë se lideri rus është i sëmurë.