VIDEO| Brenda shtëpisë së Agnesa Vuthajt

Pak ditë më parë, ish-Missi Agnesa Vuthaj ishte pre e një vjedhjeje.

Demokracia.com raportoi ekskluzivisht se hajnat në shtëpinë e bukuroshes kosovare vodhën qindra mijëra euro para të gatshme dhe stoli.

Sipas raportit të brendshëm të Policisë së Kosovës, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë, ku hajnat vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe rreth 300 mijë euro stoli të tjera.

Përkundër interesimit medial, Agnesa nuk ka folur ende për rastin teksa edhe nga rrjetet sociale është zhdukur në tërësi.

Bukuroshja është treguar goxha e kujdesshme për të ruajtur privatësinë e saj gjithmonë.

Megjithatë, pak nga shtëpia ajo na kishte zbuluar gjatë muajve të karantinës.

Në një material të realizuar për Prive, Agnesa shfaqej nga shtëpia e saj që u plaçkit ditë më parë duke ndarë pjesë të ndryshme, nga dhoma e gjumit, kuzhina e salloni.

Shtëpia edhe brenda është e kuruar në çdo detaj, me një arredim shumë modern.