Autoblindat e Karabinierëve që në fund të javës së kaluar ishin stacionuar në urën kryesore në Mitrovicë nuk janë më aty. Patrulla standarde mbeti – dy xhipa të kësaj njësie.
Të premten, vetëm pak orë pas një aksioni tjetër sinkron të Policisë së Kosovës në komunat në veri dhe në mes të përpjekjeve të vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për ta hapur për qarkullim urën e Ibrit, KFOR-i vendosi dy automjete të blinduara në këtë urë nga anën veriore për të zmbrapsur demonstratat e mundshme, shkruan Ballkani.info.
Një ditë më pas, në orët e mëngjesit, prania u plotësua nga forcat shtesë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, të cilat u formuan në një kordon në mes të urës për orë të tëra.
Ndërkaq, misioni i KFOR-it njoftoi se në urë do të vendosen përkohësisht resurset shtesë që i takojnë kësaj njësie të KFOR-it.
Ata pretenduan se dislokime të tilla shtesë janë në fakt pjesë e trajnimit periodik të kryer nga KFOR-i për të “testuar procedurat e tij të gjata dhe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale”.
Ata përkujtuan se KFOR-i ka prezencë të vazhdueshme në këtë urë dhe se monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe mbetet vigjilent.
Mjetet e blinduara të karabinierëve, si dhe njësitë shtesë, megjithatë që nga pasditja e sotme nuk janë më në urën kryesore në Mitrovicë.
Siç mësuam, aty ndodhen vetëm dy xhipa karabinierësh, një patrullë standarde që ka vite në këtë urë. /Ballkani.info/
@ballkani.info Autoblindat e KFOR'it nuk janë më në urën e Mitrovicës, mbesin veç dy xhipa të karabinierëve
♬ original sound – Ballkani.info







