Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) publikoi pamje të sulmeve ajrore amerikane ndaj avionëve iranianë.
Videot tregojnë sulme ndaj strehimoreve për avionë dhe avionë të tjerë në bazat ajrore në Iran, transmeton Ballkani.info.
“Aftësia e regjimit iranian për të kërcënuar forcat amerikane dhe partnerët rajonalë po dobësohet me shpejtësi, ndërsa fuqia luftarake e SHBA-së vazhdon të rritet”, tha CENTCOM.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha dje se Shtetet e Bashkuara do të kenë kontroll të plotë dhe të padiskutueshëm mbi hapësirën ajrore të Iranit brenda disa ditësh. Ai tha se Irani “nuk mund t’i rezistojë” fuqisë ushtarake amerikane dhe se aftësitë e tij po “zhduken me orë”. /Ballkani.info/
The Iranian regime's ability to impact U.S. forces and regional partners is rapidly declining, while American combat power continues to build. pic.twitter.com/21TXHbWwFi
— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 5, 2026







