Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka publikuar pamjet e sulmit ndaj një fregate iraniane në brigjet e Sri Lankës.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha sot në një konferencë për shtyp se një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane “që mendonte se ishte e sigurt në ujërat ndërkombëtare”, transmeton Ballkani.info.

https://t.co/PiqQpVIrMu pic.twitter.com/Wc1e0B0um7

— Department of War 🇺🇸 (@DeptofWar) March 4, 2026

Hegseth tha se anija u “mbyt nga një silurë”. “Kjo është fundosja e parë e një anijeje armike nga një silurë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ashtu si në atë luftë… ne po luftojmë për të fituar”, tha Hegseth.

Kërkimi vazhdon për personat e zhdukur

Sulmi ndaj fregatës iraniane ndodhi dje në brigjet e qytetit jugor të Sri Lankës, Galle, pak jashtë ujërave territoriale të kombit ishullor.

Zëvendësministri i jashtëm i Sri Lankës i tha televizionit lokal se të paktën 80 persona u vranë në sulmin në Oqeanin Indian, raporton Reuters.

Një zëdhënës i marinës së Sri Lankës tha më parë se, sipas dokumentacionit të anijes, kishte rreth 180 persona në bord. Marina e Sri Lankës konfirmoi gjithashtu më parë se shpëtoi 32 persona pasi mori një thirrje për ndihmë nga anija luftarake iraniane “Iris Dena”.

Nëse vlerësimet e zëvendësministrit dhe marinës janë të sakta, rreth 68 persona janë ende të zhdukur. /Ballkani.info/