Video

VIDEO| Aktori njohur shqiptar kapet keq me policin, shan e fyen Erdoganin

Vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan, ka shkaktuar probleme në trafikun e kryeqytetit.

Në orët e mbrëmjes presidenti ishte në xhaminë e Et’hem Beut e i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e takimit të tij. Bllokimi i rrugës ka sjellë nervozizëm tek drejtuesit e mjeteve të cilët i binin borive. Mes tyre ishte edhe aktorit të humorit, Albano Bogdo. Ky i fundit ka dalë nga makina dhe, duke bërtitur, i ka kërkuar efektivët të policisë që t’i hapte rrugën që të kalonte.

“O legjendë, pse bën sikur nuk dëgjon?! Hape rrugën të kalojnë makinat. Ju q*fsha me gjithë Erdogan k*ri. Ju q*fsha motrën, mu në Erdogan. Hapni pra rrugën që të kalojnë makinat,”-dëgjohet aktori.

Ndërkohë që efektivi i policisë me qetësi nuk i kthen përgjigje por vijon me punën për të ndarë trafikun në zonë, për t’ju rikthyer normalitetit. E gjithë skena është filmuar nga kalimtarë të rastësishëm. Njëra prej videove po qarkullon në rrjet.