VIDEO| Aksidentohet Robert Berisha

Mëngjesin e sotëm është aksidentuar këngëtari dhe moderator, Robert Berisha. Aksidenti ka ndodhur mes veturës së tij dhe një kamion tek rrethrrotullimi në dalje të Prishtinës.

Gazeta Insajderi ka siguruar videon ekskluzive nga momenti i aksidentit.

Sipas videos, Robert Berisha shihet i nervozuar teksa bisedon me shoferin e kamionit.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka persona të lënduar përpos dëmeve materiale.