Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Mediat kanë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se janë krijuar kolona.

Aty shihet një veturë e dëmtuar, dhe po ashtu ndihma e shpejtë.

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë Çagllavicë në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Enis Pllana, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

Nga policia u bë e ditur se në aksident janë përfshirë 3 vetura dhe se janë lënduar dy persona.