Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bresje të Komunës së Fushë Kosovës.
Lexuesit e portalit të Ballkanit.info kanë dërguar një video nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihet për të lënduar, ndërsa Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes.
Ballkani.info ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin dhe është në pritje të përgjigjes.







