VIDEO/ Afro-amerikani ‘shpërthen’ kanaçen e çajit të ftohtë në fytyrën e racistit

Video më e ndjekur së fundmi në SHBA është ajo e një klienti me ngjyrë në SHBA që pasi duron sharjet e një racisti të bardhë me në fund e godet me një kanaçe çaji të ftohtë, duke marrë vlerësimet e të gjithë audiencës.

Në pamjet origjinale, klienti i dehur e sherrxhi i përshkruar si ‘racë kaukaziane’, i afrohet klientit me ngjyrë për të nisur kalvarin e tij të abuzimeve verbale në një pikë karburanti në Ohio. Të tjerë klientë shihen që tentojnë ta qetësojnë burrin, para se të arrijë në pikën ‘pa kthim prapa’.

Klienti i bardhë shihet që vazhdon sharjet e tij me të gjithë vrullin duke i thënë afro-amerikanit disa herë fjalën “nigger” e madje shkon edhe më tej me “F*ck yo momma, n**ga.”

Teksa tenton të ruajë qetësinë afro-amerikani shihet që mban në dorë kanacen e çajit, kur klienti i bardhë e pyet: “Çfarë e ke atë? Do të më godasësh me atë? Pa hë provoje njëherë zezak!”

Kur i dehuri përkulet për të marrë pijen e tij që i bie nga dora, nis të kapet me afro-amerikanin, e cili e godet me kanaçen e çajit duke ia shpërthyer në fytyrë.

Gruaja që filmon skenën thotë më në fund “E more atë që kërkoje mor shok!”

Incidenti ndodhi në dyqanin Circle K në qytezën e Elyria, raportonte rrejti lokal Chronicle Telegram dhe policia lokale tha se nuk është njoftuar për incidentin.

Që prej publikimit në 24 dhjetor, video është shfaqur në të gjitha rrjetet sociale në SHBA duke frymëzuar qindra meme humoristike.