Rrugëtimi jonë kësaj radhe ishte për në odën e 73-vjeçarit nga Studenica e Istogut, Sadik Maxharraj. Një personazh që e karakterizon dashuria e madhe që ka për atdheun. Mbi 40 vjet punoi si arsimtar i Historisë, e tani ai kohën e lirë e kalon duke shkruar, lexuar, recituar e vallëzuar.

Maxharraj nuk u ndal, pasi po vazhdon për të dhënë kontributin e tij për historinë, duke shkruar libra.

Ai është shumë i dhënë pas tradicionales, e sidomos pas odave. Prandaj, në shtëpinë e tij i ka dy sosh.