Veturat në Kaçanik mbulohen tërësisht nga uji
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime edhe në komunën e Kaçanikut.
Shiu ka shkaktuar përmbytje në shumicën e komunave të vendit. Si pasojë e reshjeve të mëdha, shumë shtëpi, banesa e rrugë janë bllokuar nga uji.
Qytetarëve iu është pamundësuar lëvizja në shumicën e fshatrave dhe qytetit të vendit.
Në Kaçanik, veturat janë mbuluar tërësisht nga uji, pas reshjeve të mëdha të shiut.