Zyrtarë të EULEX-it janë duke e vazhduar aksionin policor tek shtëpia e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Mediat ndodhen në vendin e ngjarjes dhe njofton se disa makina të këtij misioni janë futur brenda oborrit të shtëpisë së Thaçit.

Pranë shtëpisë së Hashim Thaçit është parë edhe ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Gjykata Speciale e ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, ish-kryeparjamentarit Jakup Krasniqit dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimit.