Vetura të blinduara për Karabinierët

Organet e rendit të Italisë kanë pasuruar flotën e makinave të blinduara me SUV Jeep Grand Cherokee.

Karabinierët deri në fund të vitit do të bëhen me 19 modele të pajisura posaçërisht dhe njësitë e para mbërritën në garazhin e skuadrave antiterror, transmeton KP.

Automjetet kanë ngjyra dalluese – mbizotëron ngjyra e kaltër e errët me thekse të kuqe, dhe janë të pajisura me sinjale të veçanta.

Në kabinë kanë pajisjet më moderne të komunikimit, dhe të gjitha kopjet e Grand Cherokee Jeep posedojnë motor 3.0-litra V6 me 190 kuajfuqi, që lidhet me transmision automatik prej tetë shpejtësish.

Përveç kësaj, veturat janë të blinduara për mbrojtje nga zjarri dhe posedojnë xham antiplumb.

Ndryshe, prodhuesi Fiat Chrysler Automobiles është një nga furnizuesit më të madh të makinave për organet e rendit të Italisë.

Në mesin e automjeteve të reja që janë blerë nga karabinierët janë Jeep dhe Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio.