Vetura shkel një këmbësore zebra në Prishtinë

Një këmbësore është goditur nga një veturë në lagjen ‘Lakrishte’ të kryeqytetit rreth orës 11:00 të së martës.

Ajo ishte duke kaluar në  vendkalimin për këmbësorë në momentin që është goditur nga vetura.

Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes për ti ofruar ndihmën e nevojshme.