Vetura shkel një këmbësore në Prishtinë

Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë, sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut.

“Rreth orës 15:30, në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në konfirmimin e policisë.