Për tentimplaçkitjen ku thuhet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri kanë folur nga kompania e sigurimit Besa Security.
Në një prononcim të shkurtër për Express, nga kompania thanë se personat janë shëndosh dhe paratë janë të sigurta.
“Personat janë shëndosh, paratë janë të sigurta. Kaq mund të themi”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Lidhur me rastin nuk është deklaruar akoma policia.
Ndërkohë dëshmitari nga vendi i ngjarjes e ka parë një autoambulancë duke i dhënë ndihmë një personit.







