Vetura përfundon jashtë rrugës në Shkabaj

Një vetëaksident ka ndodhur rreth orës 11 e 30 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në Shkabaj.

Vetura ka dalë jashtë rrugës, duke pësuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Njësia e Policisë së Kosovës, përderisa nuk dihet nëse si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar.