Vetura në Gjakovë shkel një fëmijë 6-vjeçar, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur para pak kohe në Gjakovë, në lagjen Piskot ku një fëmijë 6-vjeçar është goditur nga vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj.

“Një fëmijë 6-vjeçar është goditur nga një veturë. Fëmija është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë”, ka thënë Gjokaj për Express.

Ai ka thënë se të gjitha masat janë marrë nga policia e Kosovës dhe prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes.