Vetura me shpejtësi marramendëse hyn në barnatore, terrorizon qytetarët

Një aksident ka ndodhur para pak minutash, saktësisht në orën 21:20 minuta, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Një veturë me shpejtësi marramendëse që po kalonte në lagjen Vellusha është përplasu në xhamin e një barnatoreje që gjendet në skaje të rrugës.

Nuk ka të lënduar nga ky aksident, mirëpo qytetarët që ishin në barnatore dhe jashtë saj janë terrorizuar nga shpejtësia e kësaj veture.

Policia është njoftuar për rastin teksa palët e përfshira në aksident janë në pritje.