SHBA

Vetura hyn në mesin e kalimtarëve, 20 të vdekur

Policia në shtetin e Nju Jorkut njoftoi sot se 20 vetë humbën jetën në një aksident trafiku në qytetin e Schoharie, kur një veturë hyri në një hapësirë të mbushur me njerëz.

Vetura, sipas autoriteteve lokale, ka hyrë me shpejtësi të madhe në mesin e kalimtarëve pranë dyqanit të shitjes me pakicë të Apple Barrel Country Store.

Incidenti ndodhi mbrëmë rreth 270 kilometra nga qyteti i Nju Jorkut, raporton AP.

Autoritetet sot nuk njoftuan emrat e viktimave ose detajet e incidentit.

Hetimi i Komitetit Kombëtar për Siguri të Trafikut është në proces dhe sot është planifikuar të mbajë një konferencë shtypi.