Vetura godet tre këmbësorë në Lipjan (VIDEO)

Sot rreth 13:00, një veturë ka përplasur tre këmbësorë në Lipjan.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, e cila ka bërë të ditur se ngasësja e veturës është shoqëruar për në stacion.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Lipjan. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar ngasësja e veturës”, tha Ahmeti për Ballkani.info.

loading…