Vetura godet të moshuarën te “Rruga B”

Një e moshuar është aksidentuar në orët e mbrëmjes teksa kalonte rrugën në Prishtinë, saktësisht në “Rrugën B”.

Jane publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas videos, disa persona janë afruar tek viktima për t’i ofruar ndihmë.

Në vendin e ngjarjes tanimë ka arritur edhe autoambulanca.