Vetura godet shtyllën elektrike në Shtime (Foto/Video)

Sot rreth orës 1:27 të mëngjesit, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Dr. Vezir Bajrami” të Shtimes.

Klan Kosova ka siguruar një video dhe disa fotografi ku shihet se një veturë e tipit BMW X5 ka goditur një shtyllë elektrike.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 1:27 të mëngjesit. Vetëm një veturë ka qenë e përfshirë në aksident. Shkaku është mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Përveç dëmeve materiale, vozitësi ka marrë lëndime të lehta trupore dhe rasti shkon në gjykatë në procedurë të rregullt”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.