Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në Prizren.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:40 ku një automjet ka goditur një biçiklist.
Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Në rrugën “Ekrem Rexha” është goditur një biçiklist nga një automjet. I njëjti është dërguar në emergjencë në Prizren por për shkak të plagëve ai ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor”- ka thënë ai.
Gashi ka treguar se i dyshuari për shkaktimin e aksidentit është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.
Kurse, trupi i viktimës është dërguar në IML./Ballkani.info/







