Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e premte rreth orës 14:10 në Prizren, ku një veturë nga pa kujdesia ka goditur një këmbësore femër, njofton Policia e Kosovës,

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku viktima menjëherë është dërguar në spitalin e Prizreni për tretman mjekësor.

Për detaje të tjera të aksidentit nuk dihet, ndërsa hetimet po vazhdojnë.