Policia

Vetura godet një këmbësor në Prizren – arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren rreth orës 21:50. Policia ka njoftuar se me këtë rast ka arrestuar një person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësorin –viktimë mashkull kosovar duke i shkaktuar kështu lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti në procedurë hetimore.