Vetura godet një këmbësor në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth 17:20, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor.

Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.