Vetura godet një grua në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, lëndohet rëndë

Një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një veturë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Gruaja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00 në rrugën nacionale  Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësoreje.

Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e  njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i  automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal  të komunikacionit rrugor”, tha Ahmeti.