Aksidentohet një femër në Viti.

Një femër ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është aksidentuar nga një veturë derisa po kalonte rrugën.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, pas i njëjti po voziste pa patentë shofer, njofton PK, përcjell lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Është arrestuar vozitësi i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili po voziste pa patentë shofer ku nga pakujdesia me veturë ka goditur këmbësoren, viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”.