Një femër është aksidentuar dje në Obiliq.

Policia njofton se ka arrestuar dy persona në Obiliq, pasi dyshohet se me veturë me tabela vendore e kanë goditur këmbësoren femër.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, e cila është pa vetëdije dhe në gjendje të rendë shëndetësore.

“Janë arrestuar vozitësi dhe pasagjeri meshkuj K/Shqiptar, nën dyshimin se me veturë me tabela vendore, në rrethana të pa njohura, dyshohet se kanë goditur këmbësoren femër K/Shqiptare, e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Viktima sipas mjekut kujdestar është pa vetëdije dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima në QKUK-ë është identifikua nga prindi (babai) i sajë. Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes, për pocedura të mëtejme”.