Vetura godet një çikliste në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.

“Rreth orës 17:30, në rrugën Luan Haradinaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesja e biçikletës”, deklaroi ajo.

Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.