Vetura godet biçiklistin në Viti

Të shtunën rreth orës 18:10, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një biçiklete në Viti.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit duke mos e përshtat shpejtësinë e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe si pasojë e ka goditur drejtuesin e biçikletës duke i shkaktuar lëndime trupor.

“I lënduari pas trajtimit mjekësor është dërguar në QKUK-së për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia në raportin 24 orësh.

loading…