Gjakovë
Vetura e policisë përfundon nën kamion
Një makinë e policisë është aksidentuar para pak qastesh në qytetin e Gjakovës.
Kallxo.com ka siguruar fotografi nga aksidenti ku shihet makina e policisë e cila ka përfunduar nën një kamion të betonit.
Për momentin nuk ka njoftim zyrtar për ndonjë të lënduar. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”.