Vetura e policisë përfshihet në aksident në Prizren, lëndohet një polic

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Landovicë të Prizrenit, në të cilën është përfshirë një veturë e Policisë.

Në foton e publikuar nga televizioni lokal i Prizrenit, RTV Besa shihet se vetura e policisë është përplasur me një traktor.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me Policinë e Prizrenit e cila ka dhënë detaje për aksidentin në fjalë.

“Rreth orës 07:28 një automjet zyrtar i policisë është përfshirë në aksident me një traktor në fshatin Landovicë të Prizrenit. Zyrtari policor është i lënduar lehtë, kurse vozitësi i traktorit nuk është lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Kujtojmë që brenda 24 orëve të fundit, u shënua edhe një viktimë në aksident trafiku.