Vetura e godet për vdekje një person në Prizren

Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga vetura dje rreth orës 20:00 në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në raport bëhet e ditur se mashkulli kosovar dyshohet se kishte goditur këmbësorin, mashkull rom, duke i shkaktuar lëndime të rënda të cilave edhe nuk arriti t’u mbijetojë.

Fillimisht i dyshuari kishe ikur nga vendi i ngjarjes, por më pas ishte dorëzuar në Polici prej ku edhe u dërgua në mbajtje.